Gjykata Themelore në Gjilan

30 Ditë Paraburgim për Pengim të Policisë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me inicialet  E. A. dhe T. A. në kohëzgjatje prej një  muaji.

Prokuroria pretendon se të pandehurit E. A. dhe T. A. shtetas të Republikës së Kosovës më 4 prill rreth orës 20:00 në Viti ishin ndaluar nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit kishin reaguar duke penguar policët në kryerjen e detyrës zyrtare.

Penguesit e policëve atë ditë ishin arrestuar.

Lidhur me këtë rast sipas njoftimit të Gjykatës Themelore ne Gjilan  edhe dy persona me inicialet  H. A. dhe N. A. gjenden në arrati.

Me këto veprime të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera kur personat zyrtarë janë penguar në kryerje të detyrës.