Foto: Ilustrim

Arrestohet Mashtruesi

Në orët e  mbrëmjes të 14 shkurtit, hetuesit policorë të Mitrovicës, në saje të bashkëpunim të afërt me qytetarët, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin G.D. 20-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

I ndaluari, me vendbanim në Mitrovicë, dyshohet të ketë mashtruar së paku dy qytetarë, në Mitrovicë dhe Vushtrri, të cilëve përmes premtimit për blerje ua kishte marrë veturat dhe nuk ua kishte kthyer as nuk u është përgjigjur rreth pagesës së të hollave.

Sipas raportit policor, pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit janë iniciuar lëndë penale “mashtrim” dhe “kanosje”.