Pamje nga një mbledhje e mëhershme e Qeverisë - Foto: ZKM
158 Euro Pensionet për Kontributdhënësit
Rritjen e pensioneve pë r ata që kanë punuar dhe kanë paguar kontributet e tyre e bëri të ditur ministri i Punës Arban Abrashi.
Ai tha se pensionet e kontributdhënësve do ta kenë vlerën e 158 eurove, ndërsa me të hyrë vendimi në fuqi, pagesa në këtë shumë do të merret nga 1 janari i këtij viti.
Abrashi u bëri thirrje pensionistëve që të sjellin dokumente për të dëshmuar përvojën e tyre të punës dhe kualifikimin, ndërsa tregoi se këta persona janë ankuar vazhdimisht se kanë humbur dokumentet.
Abrashi bëri të ditur se të gjithë ata që kanë përvojë pune mbi 15 vjeçare para vitit 1999, kjo përvojë do t’u njihet si 25 vjeçare.
Edita Tahiri e pyeti ministrin Abrashi se çfarë do të ndodhë me ata që kanë punuar në sistemin e Arsimit dhe shëndetësisë gjatë kohës së okupimit.
Abrashi tha se është duke u punuar edhe për këtë kategori.
Rritjen e pensioneve e përkrahu edhe Kryeministri Mustafa, duke e cilësuar vendim shumë të rëndësishëm.