Foto: Denis Sllovinja/ KALLXO.com.

Protestojnë punëtorët e KOSTT-it kundër ndryshimeve në paga - VIDEO

Punëtorët e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT), kanë protestuar të hënën, duke shprehur pakënaqësinë tyre me rritjen e përshkallëzuar prej 15% deri 3% të pagave, të paralajmëruar nga menaxhmenti i kompanisë.

Punëtorët e KOSTT-it po konsiderojnë se kjo përqindje thellon dallimin mes punëtorëve dhe stafit menaxherial në paga.

Sindikatat kërkojnë anulimin e këtij vendimi si dhe rritja e pagës për pozitat jo menaxheriale të jetë 20%.

Sindikalistët do të vazhdojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, u tha nga organizatorët.