Murati: Po vazhdon verifikimi nëpër shtëpi i pensionistëve mbi 80 vjeç

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët mbi 80-vjeç dhe për ata që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve.

Murati ka thënë se vizitat tani më janë duke u bërë në të gjitha komunat e Kosovës.

“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komuant, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”- ka shkruar ai.

Procesi i verifikimit kishte filluar që nga shkurti i këtij viti, fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, për të vazhduar më pastaj edhe në regjionet dhe grup moshat më tjera.

Verifikimi i pensionistëve në shtëpi, Prishtina fillon pilotimin