​Iniesta përshëndetet me fitore nga Barcelona

Andres Iniesta i ka dhënë fund sot karrierës së tij në Barcelona me fitoren prej 1:0 kundër Real Sociedad.

Mesfushori më herët kishte bërë të ditur se do të largohet nga klubi pas 22 vjetësh dhe luajti 81 minuta në Nou Camp para se të largohej nga fusha me një emocion të veçantë.

Golin e vetëm në takim e shënoi Phillipe Coutinho në minutën 57 që njëherësh vulosi edhe fitoren e Barcelonës, e cila është kampion i ri i Spanjës në futboll.

Iniesta ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoi karrierën pas Barcelonës./21Media