Reali fiton derbin e Madridit ndaj Atleticos

Real Madridi vazhdon të jetë i pandalshëm në La Liga, ku ka regjistruar edhe fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Kampioni në fuqi ishte mysafir i Atletico Madridit në Wanda Metropolitano dhe arriti t’i gëzohej fitores në ‘El Derbi Madrileno’ (2-1).

Në gjysmë e parë fantastike e Los Blancos, të cilët arritën të krijonin epërsi të dyfishtë.

Aurelien Tchouameni bëri një asistim të mrekullueshëm në zonë për Rodrygon, i cili e mposhti portierin Jan Oblak (18’).

Një angazhim i Vinicius Junior nga ana e majtë e detyroi portierin kundërshtar të intervenonte dhe ta përplaste topin për shtylle, por që shkoi drejt Federico Valverdes, i cili e nguliti në rrjetë (36’).

Sfida u bë dramatike në minutat e fundit, kur pas një harkimi Antoine Griezmann nga këndi topi shkoi te Mario Hermoso, i cili shënoi me sup (83’) për ta ngushtuar rezultatin.

Real Madridi vazhdon rekordin e qind për qindtë të fitoreve në La Liga me gjashtë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, me 18 pikë në krye të tabelës. Atletico Madridi qëndron në vend të shtatë me 10 pikë të grumbulluara deri më tani. /Telegrafi/