Kampionët e të folurit në Kuvendin e Kosovës

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë folur asnjëherë gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës në vitin 2023, e disa të tjerë kanë kaluar edhe shifrën prej 100 herëve.

Ata që folën më së shumti në Kuvendin e Kosovës janë shumica shefa të grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

KALLXO.com ka nxjerr statistikat e folësve nga deputetët përmes transkriptave të seancave të Kuvendit të Kosovës.

Mimoza Kusari-Lila është deputetja e pestë me së shumti fjalime në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2023.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka mbajtur fjalim 106 herë gjatë vitit 2023. Kusari-Lila në Listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e vitit 2021 kishte marr 53 mijë e 618 vota.

Në vendin e katërt renditet shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi i cili mori 10 mijë e 390 vota, gjatë vitit 2023 mori fjalën 111 herë në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri gjendet i treti në këtë listë. Tahiri foli 117 herë në Kuvend kurse në zgjedhjet e shkurtit 2021 pati marrë 7 mijë e 816 vota.

Në vendin e dytë radhitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri. Ai foli 119 herë në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2023 kurse në zgjedhjet e vitit 2021 Tahiri mori 9 mijë e 341 vota.

Kampion i të folurit në Kuvendin e Kosovës del të jetë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja që foli 122 herë. Muja në zgjedhjet e fundit parlamentare pati marr besimin e 43 mijë e 982 kosovarëve.

Kampionët e të folurit në Kuvendin e Kosovës | Grafika: Diar Vuçetaj