Foto: REL/Shutterstock

Numrat e telefonit ‘për COVID-19’ të paqasshëm për qytetarët

Kallxo.com ka pranuar disa ankesa nga qytetarët se nuk janë duke funksionuar linjat telefonike të cilat janë në shërbim për qytetarët të ciltë kanë nevojë pë konsultë, apo nevojë për shërbimet-këshillat për rastet e prekura me COVID-19.

038 551 431 është numri i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku qytetarët mund të thërrasin për të marr informacione në lidhje me mostrat e testimeve.

Por, ky numër nuk ka qasje.

Disa qytetarë janë ankuar në KALLXO.com se në numrat të cilët duhet t`i thërrasin për të marrë informacione në lidhje me COVID-19, nuk është duke u përgjigjur askush.

KALLXO.com ka telefonuar disa herë radhazi brenda disa orëve, por ky numër nuk kishte qasje.

03820080800 dhe 038 551 431 janë numrat e përcaktuar që nga fillimi i pandemisë për qytetarët të cilët kanë pyetje, ankesa apo u duhet të marrin përgjigje për mostrat-rezultatet e tyre.

Kosova që nga 13 marsi është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19, dhe deri më tani mbi 50 mijë qytetarë kanë prekur nga ky infeksion, përderisa mbi 1 mijë të tjerë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.