COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe tetë qytetarë të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve

Një person i infektuar me coronavirus ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë tutje njofton se tetë qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19  në nivel vendi përderisa 16 qytetarë të tjerë janë shëruar nga ky virus.

Aktualisht në Kosovë janë 314 raste aktive me SARS-CoV-2. Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive 70 të tillë.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 161 mijë e 216 qytetarë prej tyre 2 mijë e 988 kanë vdekur përderisa 157 mijë e 914 janë shëruar.