Tre të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Policia bën të ditur rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan e Pejë.

Në Prishtinë, policia ka arrestuar një persona pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën grua, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari, sipas policisë është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Prishtinë, viktima grua kosovare ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar fizikisht.  I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Lipjan, në stacion të policisë është paraqitur i dyshuari së bashku me viktimën kosovare.  Rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer dy viktimat një grua dhe një burrë, me ç’ rast edhe ka sulmuar fizikisht viktimën.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Pejë, është arrestuar një peron pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer një person tjetër.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.