Ilustrim

Dhuna në familje, 5 raste të raportuara në Polici në 24 orë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit, sipas raportit policor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë e Malishevë. Policia thotë se ka arrestuar një person e një është në arrati për dhunë në familje.

Një person, sipas policia është arrestuar për dhunë fizike ndaj vajzës së tij në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”- thuhet në njoftimin e policisë. Sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, një person është në arrati i dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij në Gjakovë.

“Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”- ka thënë policia. Ky rast sipas policisë është duke u hetuar.

Në Prishtinë, sipas policisë, pas një mosmarrëveshje një shtetas i huaj ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetas kosovare.

“Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull shtetas i huaj. Nuk raportohet për të lënduar”- thuhet në njoftim. Sipas policisë, prezenca e të dyshuarit nuk është siguruar dhe rasti është në hetim.

Po në Prishtinë, një mashkull është ankuar në polici se bashkëshortja e tij në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Policia thotë se intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Malishevë një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshuari se  pas një mosmarrëveshje pronësore ka kanosur djalin e tij. Sipas policisë pas intervistimit palët dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.