Këto komuna do të hynë në zonë të kuqe, të portokalltë dhe të gjelbër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur komunat të cilat janë futur në zonën e kuqe, të portokalltë dhe të gjelbër, për të cilat ka masa të reja për parandalim të përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Sipas hartës së publikuar nga Hoti kuptojmë se Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Novobërda, Ferizaj, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja dhe Mitrovica e Jugut janë në zonën e kuqe.

Qeveria ka vendosur që komunat të cilat janë në zonë të kuqe të hynë në orë policore dhe të u ndalen veprimtaritë ekonomike nga ora 19:00 deri në 05:00,

Në zonë të portokalltë janë vendosur: Lipjani, Kllokoti, Vushtrria, Kamenica, Deçani, Vitia, Hani i Elezit, Suhareka, Prizreni Klina, Kaçaniku dhe Drenasi.

Operatorët ekonomik në ‘zonën e portokalltë’ kanë të drejtë të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomët kanë të drejtë pune deri në orën 18:00 me shërbim ‘merr me vete’ ose me porosi.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë: Skenderaji, Rahoveci, Malisheva, Juniku, Istogu, Mamusha, Dragashi, Graçanica, Leposaviqi, Mitrovica e Veriut, Parteshi, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani dhe Ranillugu.

Ndërsa komunat në zonën e gjelbër kanë të drejtë të shfrytëzojnë transportin publikë deri në 50% të kapaciteteve, gastronomet mund të punojnë deri në ora 20:00 vetëm me shërbim ‘merre me vete’ ose me porosi.

Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë marrë disa vendime të reja për parandalim të përhapjes së virusit COVID-19.

Këto janë masat e reja sipas rasteve të komunave me COVID-19