Prokuroria se heton Vlora Çitakun, nën hetime zyrtarë tjerë të MIE-së

Prokuroria e Shtetit, ka reaguar lidhur me një lajm i publikuar ne mediat vendore se Prokuroria e Shtetit po heton Vlora Çitakun lidhur me dyshimet për keqpërdorim të biletave.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin e gjerë se ndaj ish-ministres, Vlora Çitaku, nuk ka asnjë lloj hetimi lidhur me këtë çështje. Për këtë janë duke u hetuar zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, lidhur me keqpërdorimet e pozitës zyrtare”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria e Shtetit.

Ndryshe, Gazeta Jeta në Kosovë, kishte raportuar në vitin 2014 se Ministria e Integrimeve Evropiane, sipas raportit të auditorit për vitin 2013 kishte paguar një biletë aeroplani në klasë të biznesit drejt Uashingtonit prej 6007 eurove.