Policia konfiskon armë në Fushë Kosovë

Në Rubrikën “Policia” të emisionit të fundit të “Drejtësisë në Kosovë” u shfaq aksioni policor, i konfiskimit të armëve pa leje në pika të ndryshme kontrolli.

Aksioni i 11 nëntorit të këtij muaji rezultoi me një armë të konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Në pamjet e shfaqura mund të shihni se si policia, ishte stacionuar në disa pika kontrolli, ku po bënin kontrolle rutine për të konfiskuar gjëra të cilat mbahen pa leje të posaçme nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Përderisa po bëhej kontrolli, policia arriti që brenda një veture të konfiskoj një armë me disa fishekë.

Njësia Speciale kërkoi një patrullë të veçantë me të cilën do të shoqërohej i dyshuari për në stacionin policor në lidhje me mbajtjen pa leje të një arme.