‘Lotët e dhimbjes’ – Rrëfimi i familjarëve të personave të zhdukur me dhunë

Në këtë edicion të Kallxo Përnime ndiqni rrëfimet e dy familjarëve të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një rrëfim tejet emocionues, Adem Zogjani tregon për zhdukjen e vëllait të tij binjak gjatë luftës, shpresat dhe luftën e përditshme për të mësuar fatin e tij.

Në pjesën e dytë ndiqni rrëfimin e nënës Dudije Cimili që flet për tragjedinë familjare gjatë luftës. Ajo ka të zhdukur djalin.