Zyrtare: Armend Dallku i varë këpucët në gozhdë (Foto)

Kapiteni i Prishtinës Armend Dallku edhe zyrtarisht është pensionuar.

Njoftimin për pensionimin e Dallkut e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës përmes llogarisë zyrtare të saj.

Dallku i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike pas më shumë se 535 ndeshje të zhvilluara në karrierë me klube dhe kombëtare.

Ai i ka luajtur 151 ndeshje për fanellën e Prishtinës.

Klubi ka njoftuar se Dallku do të jetë pjesë e klubit në të ardhmen.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të klubit.