Foto: UEFA Champions League

Rikthehet Champions League me superndeshjen Manchester United – PSG (Foto)

Sot rikthehet Champions League, me fazën e 1/8, me eliminim direkt.

Në programin e sotëm do të jenë dy ndeshje.

Manchester United – Paris Saint-Germain dhe Roma – Porto.

Sonte e tërë vëmendja do të jetë te superndeshja Manchester United – Paris Saint Germain.

Te Manchester Unitedi priten të mungojnë tre lojtarë, Darmian, Marcos Rojo dhe Antonio Valencia.

Ndërsa skuadra franceze do të jetë e hendikepuar pa super dyshen Neymar dhe Edison Cavani. Pos tyre mungojnë edhe Andrien Rabiotit dhe Munierit.

Manchester United dhe Paris Saint Germain më herët nuk janë takuar në Champions League dhe kjo do të jetë përballja e tyre.

E vetmja përballje ndërmjet këtyre dy ekipeve ka qenë në verën e vitit 2015 e cila ishte miqësore, ku pat përfunduar me fitoren e PSG-së.

Edhe takimi tjetër ndërmjet Romës dhe Portos pritet të jetë interesant.

Këto dy ekipe janë takuar vetëm dy herë ndërmjet vete, ku Porto ka shënuar një fitore me rezultat 3-0 dhe tjetra ndeshje kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Të dy ndeshjet zhvillohen prej orës 21:00.