Finalja e Ligës së Kampionëve: Formacionet zyrtare, Manchester City – Inter

Manchester City dhe Inter do të luajnë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Stamboll.

Stadiumi Olimpik Ataturk do të pres 75 mijë tifozë të futbollit, ndërsa miliona të tjerë do të jenë para ekraneve.

Qytetarët erdhën në finale pasi eliminuan klube si RB Leipzigun, Bayern Munich dhe Real Madridin, ndërsa Interi eliminoi Porton, Benfican dhe Milanin.

Pep Guardiola do të luajë me emra si Erling Haaland, Bernardo Silva, Jack Grealish dhe Kevin De Bryne pas tyre.

Në anën tjetër, Simone Inzaghi i ka besuar sulmin dyshes, Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko.

Man City: Ederson; Akanji, Stones, Rúben Dias, Aké; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez/Telegrafi