Foto: Manchester City/Facebook

Manchester City fiton për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Kampionëve

Manchester City e ka fituar për herë të parë në histori të tyre Ligën e Kampionëve, pasi në finale e mposhti Interin me rezultat 1-0.

Ndeshja që nisi në ora 21:00, solli një lojë të kujdesshme nga të dyja anët, por Nerazzurët kishin një start befasues, pasi dilnin më shpesh përpara.

Rasti i parë serioz ishte në minutën e 27-të, kur Erling Haaland ishte afër të shënonte, mirëpo Andre Onan bëri një pritje fantastike.

Më pas, Manchester Cityt pësoi një moment shokues, kur u detyruan të bënin zëvendësim të detyrueshëm, pasi Kevin de Bruyne u detyrua të lëshonte fushën.

Belgu pësoi një zgjatje të muskulit, ndërsa në vend të tij u fut Phil Foden (36’).

Interi ia doli të mbahej mirë, përkundër një dominimi të lehtë nga skuadra angleze, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte pa gola.

Por, 45 minutat e dytë kishin një pamje tjetër, pasi dy skuadrat tentonin që sa më parë të kalonin në epërsi.

Rasti ideal deri në këta minuta për Interin e kishte Lautaro Martinez, që bëri një gabim trashanik në minutën e 58-të, pasi nuk vendosi të pasonte te Romelu Lukaku që ishte i lirë, ndërsa vendosi të gjuante vetë, mirëpo Ederson e priti gjuajtjen e tij.

Në minutën e 68-të, Manchester Cityt ia doli të kalonte në epërsi nga një aksion që nuk pritej fare, pasi nga një harkim i Bernardo Silvas u krijuar një tollovi, ndërsa Rodri që ishte i lirë e futi topin në rrjetën e Nerzzurëve.

Dy minuta më vonë, Interi lëshoi një mundësi të artë për barazimin e rezultatit, pasi Federico Dimarco gaboi në pasimin e tij final, ndërsa bashkëlojtarët e tij prisnin në zonë.

Manchester City më pas pati një shans ideal për të shënuar edhe golin e dytë, kur Phil Foden (78’) lëshoi një goditje të lehtë, që u prit nga Onana.

Interi lëshoi një mundësi të artë në minutën e 88-të, kur Lukaku ishte afër të shënonte dhe Ederson e mbajti mrekullisht topin jashtë vijës.

Citizens ia dolën të mbanin këtë epërsi deri në fund, për të ngritur për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve, në finalen e tyre të dytë në këtë kompeticion.

Manchester Cityt bëhet skuadra e dytë angleze që fiton tripletën, pas ekipit të Manchester United në vitin 1998/99, duke e ranguar vetën tani në një klub elitar në skenën e futbollit botëror pas këtij suksesi./Telegrafi