Foto: Miralem Pjanic/Twitter

Real Madrid vë në shënjestër mesfushorin e Juventusit

Real Madrid pritet që në afatin kalimtar të verës të bëjë revolucion në skuadër me trajnerin Zinedine Zidane.

Nga skuadra madrilene priten të largohen disa prej lojtarëve kryesorë.

E në vend të tyre të vijnë lojtarë të cilët i kanë kualitet për t’i zëvendësuar atë denjësisht.

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Real Madrid është duke menduar për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Nëse Reali dëshiron që ta transferojë boshnjakun atëherë duhet të paguajë për të 100 milionë euro.

Pjanic në këtë sezon për Juventusin ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor në skuadër.