Rashica shënon edhe një supergol (VIDEO)

Werder Bremen ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi e ka mposhtur Schalken me rezultat 2-0.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 65’ me një supergol të Milot Rashicës, i cili është duke treguar një performancë fantastike te skuadra gjermane.

Werder e dyfishoi epërsinë në minutën e 72’ me Klaassenin.

Rashica në vitin 2019 i ka bërë 11 paraqitje me Bremenin në të gjitha kompeticionet duke i shënuar 9 gola.

 

 

Milot Rashica