
Kosova dyfishon epërsinë kundër Andorrës, shënon sërish Rashica
12.10.2023 - 22:20
Kosova ka dyfishuar epërsinë kundër Andorrës, ndeshje kjo që po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve “Euro 24”.
Golin e ka shënuar Milot Rashica duke çuar rezultatin në 0-2.
Kosova ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Andorrës në pjesën e parë. Milot Rashica ka shënuar gol në minutën e 24.
Kosova është duke zhvilluar ndeshje kundër Andorrës si mysafire në kuadër të kualifikimeve “Euro 24”.Aktualisht në grupin I, Kosova mban vendin 5 me gjithsej 4 pikë.