Milot Rashica i bashkohet gjigantit turk Beshiktash

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i është bashkuar gjigantit turk Beshiktash.

Kjo gjë është konfirmuar nga vetë futbollisti në rrjetin Twitter.

“Shumë i lumtur dhe i emocionuar të jem këtu, faleminderit për pritjen e ngrohtë Beshiktash”- ka shkruar Rashica.


Rashica këtë transferim e ka bërë nga klubi anglez Norwich City. Derisa, gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e klubit Galatasaray.

“Milot Rashica i është bashkuar skuadrës turke Beshiktash me një marrëveshje të përhershme”- thuhet në njoftimin e klubit Norwich City.