Milot Rashica mungon ndaj Bjellorusisë, e konfirmon Agim Ademi
19.6.2023 - 19:04
Kryetari i Federatës i Futbollit i Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar mungesën e Milot Rashicës në ndeshjen e sotme (e hënë) të Kosovës ndaj Bjellorusisë.
Kosova do të luajë ndaj Bjellorusisë ndeshjen e vlefshme për Grupin I në eliminatoret e Euro 2024.
Ky takim do të zhvillohet në Hungari, me fillim nga ora 20:45 në Szusza Ferenc Stadion (Budapest).
Përzgjedhësi Alain Giressë në këtë ndeshje duhet të bëjë pa sulmuesin vushtrrias, Rashica, i cili është lënduar në ndeshjen ndaj Rumanisë./Telegrafi
View this post on Instagram