Pse Zidane u rikthye në Madrid?

“Zinedin Zidane është rikthyer”, ishin titujt e shumë gazetave sportive në botë ditën e djeshme. Por, Goal.com, shkruan sot se aryseja pse francezi është rikthyer në Madrid, është se ai do të ketë kontroll të plotë të transferimeve dhe do të jetë trajneri më i paguari në botë.

Kushti kryesor në të cilin u rikthye “Zizou” është fuqia. Ai do të ketë fuqi të plotë mbi menaxhimin e ekipit të parë, që do të thotë do të ketë kontroll në blerjet e reja dhe shitjen e lojtarëve.

Në anën tjetër,Zidane ka qenë gjithmonë i veçantë për Perezin, dhe për një trajner “Galaktik”, duhet patjetër një pagë “Galaktike”, ndërsa Goal.com shkruan se ai do të jetë trajneri më i paguar në botë.

Zidane ishte gjithmonë zgjedhja e parë për të zëvendësuar Solarin në “Bernabeu” dhe emërimi i tij në krye të Realit është lajmë më i mirë që mund ta kenë tifozët e kësaj skuadre, pas një sezoni deri tani të “dështuar”.