Foto: Empoli/Twitter

Napoli mposhtet nga Empoli (Foto)

Napoli ka pësuar humbje nga Empoli me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.

Me ketë humbje Napoli vetëm sa ia ka lehtësuar Juventusit punën për titull, pasi tani është 18 pikë mbrapa ‘zonjës së vjetër’.

Ndeshjen e nisi mirë Empoli, duke kaluar në epërsi me Farias në minutën e 28’.

Rezultatin në 1-1 e barazoi Ziellinski në minutën e 44’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Golin e fitores për Empolin e shënoi Di Lorenzo në minutën e 53’.

Pas kësaj fitoreje Empoli pozicionohet në vendin e 17-të me 28 pikë.

Ndërsa Napoli, në vendin e dytë me 63 pikë, 18 pikë më pak se Juventusi që është në vendin e parë.

po