Amir Rrahmani zgjidhet lojtari i muajit tek Napoli

Fubollisti kosovar, Amir Rrahmani, është zgjedhur lojtar i muajit shkurt tek skuadra italiane e Serie A, Napoli.

Lajmi është bërë i ditur nga ekipi i Napolit, përmes faqes zyrtare në Facebook.

Rrahmani është zgjedhur lojtari i muajit nga fansat e ekipit, përmes aplikacionit ‘Socios’.

‘Socios’ është një aplikacion mobil, që lejon fansat e ekipit të votojnë për vendimet specifike të klubit.