MKRS-ja i shpërblen pesë sportist dhe tre trajner për sukseset e tyre

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot ka ndarë shpërblime për pesë sportist dhe tre trajnerë.

Ministri Kujtim Gashi, tha që puna dhe mundi i sportistëve nuk mund të shpaguhet me mjete financiare dhe se ka kënaqësinë që ka trajner këtu që e bëjnë krenarë atë.

“Sportistë që me punën e tyre po na sjellin rezultate. Jemi të vetëdijshëm si ministri që mundi dhe puna juaj nuk shpaguhet me mjete financiare megjithatë është motivim shtesë dhe unë kam kënaqësi të veçantë të kem këtu njërin prej trajnerëve që na bëjnë krenarë”, është shprehur fillimisht Gashi.

Kuka thotë se sportistët kosovarë janë ambasador të vendit tonë, pasi po na bëjnë krenar edhë në vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet.

“Kjo është vendosmëri dhe synim i joni për të mbështet ata që me punë dhe angazhimin e tyre janë duke e promovuar shtetin e Kosovë. Unë i quaj ambasadorë të Kosovës sepse tashmë jemi mësuar ta shohim flamurin të ngritet në shumë vende të tjera, madje ata po na bëjnë krenarë edhe në vendet që nuk e njohin Kosovën”, shtoi Kujtim Gashi.

Tutje ministri Gashi e ka cilësuar si gjë të mirë që e kanë rritë buxhetin për mbetshtetjen e sportistëve me mbi 3 milionë euro.

“Është fat i mirë që gjatë vitit aktual kemi ngritë buxhetin për mbështetjen e sportistëve më mbi 3 milionë sepse fokusi jonë ka qenë ti dalim në mbështetje financiare sportistëve, trajnerëve dhe gjithë sportit.  Janë këta sportistë që na kanë sjellë medalje gjatë 2018 dhe 2019 dhe gjithë këto rezultate kanë emra e mbiemrat dhe një nder ta është trajneri Driton Kuka që i ka sjellë mbi 50 medalje Kosovës”, shprehet Kuka.

Më poshtë mund t’i shihni sportistet dhe trajnerët që u shpërblyen nga MKRS-ja.

Erza Muminoviq – Xhudo, 10,000 euro; Driton Kuka – Trajner (Erza Muminovic) 5,500 euro; Loriana Kuka – Xhudo, 5,000 euro; Driton Kuka – Trajner (Loriana Kuka) 2,500 euro; Akil Gjakova – Xhudo, 5,000 euro; Driton Kuka – Trajner (Akil Gjakova) 2,500 euro; Melos Gashi – Karate 3,500 euro; Muhamet Rexhepi – Trajner(Melos Gashi) 1,750.00 euro; Albulena Gërvalla – Karate, 2,000 euro dhe Isak Curri – Trajner(Albulena Gërvalla) 1,000.00 euro.