Mediat spanjolle: Neymar nënshkruan kontratë pesë vjeçare me Barcelonën

Neymar duket se është më afër së kurrë të rikthehet te skuadra e Barcelonës.

Braziliani u transferua te Paris Saint- Germain në Francë në vitin 2017.

Ylli i Parist, duket se nuk është adaptuar me jetën në Francë dhe me futbollin francez, prandaj po e kërkon rikthimin në La Liga te skuadra e Barcelonës.

Sipas gazetës spanjolle “SPORT”, Neymar tashmë ka pranuar një marrëveshje verbale me Barcelonën, duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare me katalunasit.

 

27 vjeçari pritet ta reduktoj pagën e tij nga 33 milionë funta sa e ka në PSG, në 21 milionë në Barcelonë.

 

Në javën e kaluar sipas mediave spanjolle Barcelona i ka ofruar PSG-së, 90 milionë euro, plus tre lojëtarë si, Ousmane Dembele, Smuel Umtiti dhe Ivan Rakitic, mirëpo francezët nuk kanë pranuar.