Zidane nuk do të emërohet trajner i PSG-së
Zinedine Zidane po e shikon mundësinë e rikthimit sa më të shpejtë në zejen e trajnerit, mirëpo ende nuk ka ndonjë pistë se ku mund të shkojë.
Trajneri francez është i papunë që më shumë se një vit, që kur u larguar nga Real Madridi.
Mirëpo, ka zëra se ai mund të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germain, me Mauricio Pochettinon që pritet të shkarkohet në ditët e ardhshme.
Por, RMC Sport raporton e Zidane nuk dëshiron të emërohet trajner i klubit nga Parisi dhe po shikon mundësi tjetër.
Mundësia tjetër është që ai të bëhet trajneri i kombëtares së Francës, por që pret që Didier Deschamps të largohet nga ‘Gjelat’ me të përfunduar Kampionati Botëror që mbahet në Katar në fund të këtij viti.
Zidane kërkon që të drejtojë ekipin kombëtar, para se të ketë sërish një aventurë në nivel klubesh dhe PSG me gjasë duhet të shikojë shënjestra të tjera. /Telegrafi/