Malisheva edhe zyrtarisht anëtarja më e re e Ligës së Parë

Klubi futbollistik Malisheva, pas fitores së sotme ndaj Vllazërisë së Zhurit, me rezultat 3-1, ka siguruar inkuadrimin në Ligën e Parë.

Malisheva futet në Ligën e Parë si kampione nga Grupi A në Ligën e Dytë me 64 pikë.

Nga 25 ndeshje Malisheva i ka shënuar 21 fitore, 1 barazim dhe tri humbje.

Kështu Malisheva është futur në Ligën e Parë tri xhiro pa përfunduar kampionati.