Leonardo: Neymar mund të largohet nga PSG nëse vjen një ofertë e leverdishme dhe na bind të gjithëve

Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo, ka folur për gazetën franceze “Le Parisien” për çështjen e Neymarit.

Neymar nuk është paraqitur dje dhe sot në stërvitjet e klubit me bashkëlojtarët e tij, duke dhënë sinjale se ai dëshiron largimin  nga kampionët e Francës për t’u kthyer në Barcelonë në këtë merkato verore.

I pyetur për mosparaqitjen e Neymarit në grumbullim, ai ka thënë se ai ish dashur që të ishte i pranishëm me 8 korrik por nuk ka ardhë.

“Duhej të kishte mbërritur sot (dje), por nuk erdhi. Do të shohim se çfarë masash do të marrim, ashtu siç kemi bërë gjithmonë me lojtarët tanë. E ka luajtur ndeshjen e tij të fundit më 6 qershor dhe pushimet përfundonin më 8 korrik”, ka thënë Leonardo.

Ai po ashtu ka treguar se Neymar ka kontratë me klubin edhe tre vite dhe për të nuk kanë marrë ende asnjë ofertë.

 

“Kam folur me të dhe me përfaqësuesit e tij kur mora detyrën. Pozicionet tona janë të qarta. Sot ka vetëm një gjë konkrete: ai është në kontratë edhe për tre vjet. Nuk kemi marrë asnjë ofertë, kështu që nuk mund të diskutojmë për asgjë”, ka potencuar drejtori sportiv i PSG-së.

Leonardo është pyetur edhe për interesimin e Barcelonës për brazilianin, ai ka thënë se me katalunasit kanë pasur kontakte sipërfaqësore.

Por, italiani nuk e përjashton largimin e brazilianit nga Franca nëse në drejtim të tyre vie ndonjë ofertë  që i bind ata.

“Kemi patur kontakte sipërfaqësore. Neymar mund të largohet nga PSG nëse vjen një ofertë e leverdishme dhe na bind të gjithëve. Sot nuk e dimë cila skuadër e do dhe me çfarë çmimi. Nuk mund të vendosim brenda një dite”, ka potencuar ai.

Neymar u transferua në PSG nga Barcelona në verën e vitit 2017-të për 222 milionë euro, mirëpo braziliani ia ka rënë pishman për transferimin në Francë dhe tani po e kërkon me ngulm rikthimin në Spanjë.

 

Leonardo- Drejtori sportiv i PSG-së