Valbona Gashi. Foto: Kallxo.com

Këshillat e Mjekut: Alergjitë te fëmijët

Alergjia është një reagim i sistemit imunitar ndaj trupave të huaj. Një person mund të jetë alergjik sepse e ka trashëguar atë nga prindërit por edhe mund të zhvillojë alergji vetë gjatë jetës.

Doktoresha Valbona Gashi, alergo imunologe, thotë se alergjitë duhet të trajtohen profesionalisht por kujdes i madh duhet t’u kushtohet fëmijëve që shprehin reaksione alergjike.

“Alergjitë te fëmijët akatkojnë dikur prej 30-35 përqind të fëmijëve në botë, alergjitë shkaktohen kur sistemi imunitar reagon ndaj ndonjë substancë që është plotësisht e padëmshme për organizmin qoftë qumështi, veza, polenet apo pluhuri shtëpiak ato manifestohen në forma të ndryshme, si alergji ushqimore dermatit atopik astëm bronkiale ose rinit”, tha Gashi.

Ajo thotë se fëmijët simptomet janë karakteristike për stadet e ndryshme të zhvillimit të fëmijëve.

“Zakonisht te foshnjet dhe në përiudhën e hershme pas lindjes ndodhin ekzemat dhe fishkëllimat e përsëritura, por këto probleme jo gjithmonë janë me natyrë alergjike ndodhë që vetëm një lëkurë e thatë ose infeksione virale i shkaktojnë ato,por nëse fëmija ka probleme të tilla të vazhdueshme dhe të rënda gjithsesi duhet të testohen për alergji e sidomos nëse prindërit, vëllezërit apo motrat kanë probleme alergjike”, tha ajo.

Doktoresha Gashi thotë se janë disa faktorë që ndikojnë në paraqitjen e alergjive,përvec trashëgimisë sipas saj edhe ambienti qe e rrethon fëmijën ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e alergjive.

“Ekspozimi i hershëm ndaj irrituesve sikurse duhani aromat e forta por këtu duhet me cek që edhe duhanpirja e nënës gjatë shtatëzanisë konsiderohet faktor i rrezikut në shfaqjen e sëmundjeve alergjike te fëmijët”, tha Valbona Gashi.

Prokuroria, Foto: KALLXO.com

Njohës të çështjeve të drejtësisë janë shprehur njëzëri kritikues për mungesën e prokurorëve në rastet e shpalljes së aktgjykimeve. Ata thonë se ndonëse kjo u mundësohet ligjërisht, tregon një mungesë serioziteti në punën profesionale të tyre.

Vendin në gjykatore e kanë të posasçshëm, por prokurorët e çështjeve shpeshherë nuk janë aty për ta zënë.