Pesë persona sulmohen nga një qen endacak në Sveçël të Podujevës

Pesë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi të premten u sulmuan nga një qen endacak.

Rasti ndodhi në Sveçël të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin.

“Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti” – thuhet në njoftim.