Prokurori i Krimeve të Rënda del në vendin ku u gjet trupi i pajetë në Istog

Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë tek vendi ku u gjet një trup i pajetë në Gurakoc të Istogut, më 24.03.2024.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi e konfirmoi për KALLXO.com, se prokurori doli në vendin e ngjarjes.

Më herët Nikçi tregoi se trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Pasi të pranojmë raportin do mësojmë rreth shkaqeve të vdekjes së të ndjerit”, deklaroi Nikçi.

Gjetjen e trupit të pajetë në varrezat e fshatit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftu se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen, tash kanë dalë njësitë kompetente, ta shofim çka ka ndodh”- deklaroi Gashi për KALLXO.com më 24.03.2024.

Vdekja e një personi në Istog, Prokuria jep detaje