Foto: Ilustrim

Sulmoi menaxherin e kompanisë - dërgohet në mbajtje i dyshuari

Në Drenas u arrestua një person nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht menaxherin e kompanisë.

Të dy, edhe viktima edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.

Prokurori ka vendos që të dyshuarin ta dërgojë në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe kanosje”.