Foto: Juventus/Twitter

Juventus fiton edhe pa 9 lojtarët kyçë (Foto)

Juventus ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Cagliarit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” në këtë ndeshje u paraqit pa nëntë lojtarë kyç të klubit, por kjo nuk e pengoi që sonte t’i rrëmbejë tri pikë të reja.

Leonardo Bonucci i kaloi ‘bianconerët’ në epërsi në minutën e 22’ pas asistimit të Bernardeschit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1.

Golin e dytë e shënoi super talenti 19 vjeçari Moise Kean në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Juventus pozicionohet në vendin e parë me 80 pikë.