Adidas do t’ia mundësojë Juventusit transferimin e Paul Pogbas (FOTO)

Juventus duket se e ka seriozisht për transferimin e mesfushorit francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Gazeta e njohur italiane e sportit “Corriere dello Sport”, raporton se Juventus dhe Pogba do ta kërkojnë ndihmën e Addias-it për ta mundësuar transferimin e tij në Torino.

Gazetari italian Alfredo Pedulla, shkruan se Adidas mund të luaj rol kyç në transferimin e Pogbas.

Pogba ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2021 i cili ka pagë prej 15 milion eurove në vit, mirëpo francezi nuk e dëshiron qëndrimin më në “Old Trafford”.

Sipas kësaj gazete, Juventus dhe Pogba, do të bëjnë kërkesë te Adidasi, që t’ia mundësoj francezit rikthimin në Juventus me një kontratë deri në vitin 2027, që do t’i kushtonte në total 408 milionë euro.