Seanca e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Miratohet në Parim Projektligji për Armët

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha sot në Kuvendin e Kosovës se legalizimi i armëve do të rregullohet me ligj.

Këto komente ministri Hyseni i bëri në seancën e sotme të shqyrtimit të parë të Projektligjit për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Me këtë rast, deputetja Ganimete Musliu (PDK), i ftoi të gjithë qytetarët që ta marrin seriozisht Projektligjin për armët.

Për shkak se në seancë mungonte kryeministri Isa Mustafa dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, deputeti Glauk Konjufca (Vetëvendosje), propozoi që debati i sotëm të vazhdojë nesër.

Këtë kërkesë e përkrahu edhe kolegu i tij nga AAK-ja, Pal Lekaj.

Por, për vazhdimin e seancës ishin shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti dhe ai i LDK-së, Ismet Beqiri.

“Ne jemi që të vazhdojë debati, nuk jemi tu dashtë me shty pasi që edhe me 30 veta mbahet debati”, tha Beqiri.

Megjithatë, Projektligji për Armët u miratua unanimisht nga deputetët.