Abelard Tahiri, PDK. Foto: Atdhe Mulla

Ministri i Drejtësisë: Politikbërja e Rëndësishme në Procesin e Liberalizimit

Pas kalimit të demarkacionit, vëmendja është kthehet te gjyqësori. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kriteri thelbësore për liberalizim, me theks në rastet e shënjestëruara si kisht për heqjen e vizave.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku po flitet për raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave,  Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë tha se politik-bërja është e rëndësishme në këtë proces.

“Politik-bërja shumë e rëndësishme. Po flas për tri perspektiva të saj: adresimi i çështjeve që dalin nga raporti i progresit;  implementimi i planit kombëtar dhe raporti për zgjerim, ku kërkohen reforma të thella në gjyqësor e prokurori”, tha ai.

Tahiri tha se qeveria dhe ministria që ai drejton ka marrë hapa konkretë në këtë drejtim.

Më pas foli edhe për buxhetin.

“KPK dhe KGJK ka pasë mungesë të fondeve, por në vitin 2018 sistemit të drejtësisë i shtohen afër 700 punëtorë”, tha ministri, duke sqaruar se këtu përfshihen edhe policia e MPB.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Interneës Kosova, ku është  publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave po flasin Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit;  Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, Prokuror, Koordinator i KPK-së për rastet e shënjestruara; Hasan Shala, Kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pjesëmarrës janë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shënjestruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.