Zgjedhje e reja, Abelard Tahiri: 30 maji data e fundit për shpërndarje të Kuvendit

Kryetar i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se po bëhen komunikime intensive që vendi të shkojë në zgjedhje më 30.06.2024 ose 07.07.2024.

Tahiti ka thënë se deputetët janë në periudhën apo afatet e fundit kohore kur duhet të procedohet mocioni për shpërndarje të Kuvendit.

Sipas tij, data 30.05.2024 apo e enjtja tjetër është data e fundit, kur Kuvendi duhet të shpërndahet që të kapen, sipas tij, datat e propozuar nga PDK-ja.

Por, Tahiri ka thënë se deri tani ende nuk ka një dakordim me grupet tjera parlamentare që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Si PDK jemi në një komunikim intensiv me të gjitha palët që këto data mos t’i humbin që Kosova të shkojë në zgjedhje më 30 qershor ose 7 korrik. Është mirë që të gjejmë gjuhë të e përbashkët dhe si opozitë ta konkretizojmë që javën tjetër të caktohet kryesia që t’i kapim datat 30 qershor dhe 7 korrik”- ka thënë Tahiti.

Ai u ka bërë thirrje grupeve parlamentare opozitare ta votojnë mocionin javën që vjen në mënyrë që të iu drejtohemi kutive të votimit.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës së partive opozitare për zgjedhje të reja. Kusari- Lila tha se pozita, në rast se ka unitet në grupet parlamentare të opozitës për shpërndarje të Kuvendit, do ta mbështes.

Por, ajo tha se opozita duhet të jetë e unifikuar për këtë çështje.