Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com
Mësohet emri i 40 vjeçarit të vrarë në Veternik
28.11.2018 - 11:10
Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka dhënë për KALLXO.com se personi i vrarë natën e mbrëmshme në lagjen Veternik është një 40 vjeçar nga fshati Makovc.
KALLXO.com ka marrë vesh se personi i vrarë quhet K.Krasniqi.
“I vrari është nga fshati Makovc dhe është i moshës 40 vjeçar. Rasti është duke u trajtuar si vrasje, në shtëpinë e pronarit kanë hyrë 4 persona ku edhe ka pasur shkëmbim të armëve të zjarrit. Hetimet janë duke vazhduar dhe për detaje të tjera do të ju informojmë më vonë”, ka thënë Berisha.
https://kallxo.com/vrasja-ne-veternik-edhe-tre-te-dyshuar-ne-arrati/
https://kallxo.com/vrasja-ne-veternik-prokuroria-pronari-i-shtepise-nuk-eshte-arrestuar/
.