Shpallja e aktgjykimit ndaj Hysri Peqanit - Burdushit - 08.11.2019

Vendimi i Gjykatës – 'Burdushi' fajtor

Hysri Peqani, i njohur në opinion si mjeku popullor ‘Burdushi’ është gjetur fajtorë për mashtrim nga Gjykata e Prizrenit.

Burdushi u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 5,000 euro.

Pos gjobës dhe burgimit gjykatësi Fatmir Krasniqi gjatë shpalljes tha se të njëjtit t`i ndalohet ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Shpallja e aktgjykimit ndaj Hysri Peqanit – Burdushit – 08.11.2019.

Bastiset shtëpia e Hysri Peçanit- Burdushit (FOTO)

Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e ‘Burdushit’ pasi që Gjykata e Prizrenit e kishte shpallur fajtor në nëntor të vitit 2018 dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe gjobë 1,500 euro.

Gjithashtu si dënim plotësues ndaj tij ishte shqiptuar ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe i detyrës së caktuar në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.

Apeli e kishte marrë këtë vendim pasi kishte konstatuar se nuk është dëgjuar dëshmia e një dëshmitari shumë të rëndësishëm.

Përveç këtij rasti, ‘Burdushi’ po mbahet në paraburgim si i dyshuar për kryerjen e 4 veprave penale.

Hysri Peqani po dyshohet për veprat penale – ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim dhe për armëmbajtje pa leje.

KALLXO.com ka raportuar ekskluzivisht që nga tetori i vitit 2018 për zhvillimet në rastin ‘Burdushi’ – LINK