Bastiset shtëpia e Hysri Peçanit- Burdushit (FOTO)

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren kanë bastisur sot shtëpinë e mjekut popullor Hysri Peçanit, i njohur në opinion si “Burdushi”.

Raportohet se ai është shpoqëruar në Polici.

Prokuroria në prizren tha për KALLXO.com se bastisja është bërë për shkak të dyshimeve për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

Gjatë bastisjes, në shtëpinë e tij janë gjetur një armë e shkurtë dhe një e gjatë.

KALLXO.com sjell foto ekskluzive nga mjediset e shtëpisë së bastisur.

Këtë javë, KALLXO.com ekskluzivisht raportoi për ngritjen e një aktakuze ndaj Peçanit për veprën penale të mashtrimit.

https://kallxo.com/burdushi-akuzohet-per-mashtrimin-e-nje-pacienti/