Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj S. B. i dyshuar për krime lufte ndaj popullësisë civile.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i akuzuari S. B. kishte kryer krime lufte ndaj dy viktimave të moshës 60 vjeçare që ishin në raport bashkëshortor.

Prokuroia thotë se pasi dy viktimat që ishin bashkëshortë ishin marrë peng nga i akuzuari S. B., i ishin nënshtruar trajtimit çnjerëzor, si maltretimit fizik dhe psiqik.

Sipas njoftimit ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë të Pejës.

“I pandehuri S. B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999,  kishte marr peng dy viktima të rastit (bashkëshortë) T. K. dhe R. K., qytetarë të moshës 60 vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psiqik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë Komuna e Pejës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.