Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Stalla me ushqim të bagëtive përfshihet nga zjarri

Një person ka raportuar se stalla me ushqim të bagëtive i ishte përfshirë nga zjarri.

Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës kishte lokalizuar zjarrin.

Rasti ka ndodhur në fshatin Stanovc i Epërm – Vushtrri, mbrëmë rreth orës 19:30.

Përveç dëmeve materiale , nuk raportohet për te lënduar.