Haradinaj flet edhe për Masakrën e Reçakut dhe arrestimin e vëllait të tij

Nasim Haradinaj gjatë dhënies së mbrojtjes së tij në Gjykatën Speciale ka thënë se çasja e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar. Ata e kanë mohuar edhe masakrën e Reçakut. Ne nuk duhet mohuar të vërtetën.

Në vazhdim të dëshmisë së tij, Haradinaj ka folur edhe për arrestimin dhe dënimin e vëllait të tij.

Por gjatë rrëfimit Haradinaj ka filluar edhe të përlotet dhe nuk ka mundur t`i mbajë lotët.

“Ai është dënuar me 3 vjet e gjysmë kur ishte në moshën 16 vjeçare. Është i burgosuri politik më i ri në Evropë. Unë jam i dyti, derisa u arrestua vëllai unë kam qenë i burgosuri politik më i ri në Evropë”, ka thënë Haradinaj.