Shpallja e aktgjykimit në rastin e vrasjes së Naim Hajrizit - 21.01.2020

40 vjet burg për vrasjen dhe djegien e Naim Hajrizit

Gëzim Retkoceri është dënuar me 30 vjet burgim për herë të dytë për vrasjen e Naim Hajrizit në fshatin Llugaxhi të Lipjanit në vitin 2009.

Ndërsa Osman Spahiu është dënuar me 10 vjet burgim për dhënien e ndihmës pas kryerjes së vrasjes, i njëjti sot u lirua edhe nga masa e paraburgimit.

Me këtë dënim nuk u pajtua babai i Gëzim Retkocerit, Nazmi Retkoceri. Ai tha se “Djali im u dënua që si dha 50 mijë euro që ia kërkuan”.

Lidhur me këtë vendim avokatja Kosovare Kelmendi mbrojtëse e të akuzuarit Gëzim Retkoceri, tha se ky është vendim i padrejtë, por nuk do të prononcohet për media.

“Deklarimi im do t`i shërbente për të korrigjuar arsyetimin e vendimit gjykatës”, tha ajo.

Prokuroria në aktakuzë theksonte se me 29 prill të vitit 2009, Gëzim Retkoceri së bashku me personin N. N. tani i panjohur për prokurorinë dhe gjykatën  e kishin  rrëmbyer Naim Hajrizin dhe e kishte mbytur duke e goditur me mjete të forta, e pastaj trupin e pajetë të lidhur në këmbë dhe duar dhe me qese najloni në kokë e kishin dërguar në një vend mes fshatit Smaliushë dhe Debratin dhe me qëllim të fshehjes së gjurmëve e kishin djegur trupin e të ndjerit.

I bashkakuzuar për vrasjen e rëndë të Naim Hajrizit ishte edhe Osman Spahiu.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Osman Spahiu me datën 30 prill 2009 me kërkesë të Gëzim Retkocerit e kishte thirrë në telefon vëllain e tani të ndjerit Naim Hajrizit duke i thënë se “Vëllain e ke në Shkup, mos e lyp në Polici”, edhe pse kishte njohuri se i akuzuari Gëzim Retkoceri e kishte privuar nga jeta Naim Hajrizin.

Pas 9 vitesh prokurorja riakualifikoi veprën për njërin të akuzuar në rastin e vrasjes së Naim Hajrizit

Gjykata e Prishtinës, për këtë vrasje me 15 korrik 2015 kishte shpallur fajtorë  të akuzuarit Gëzim Retkocerin dhe Osman Spahiun duke  i dënuar me nga 30 vjet burgim.

Por, Apeli si shkallë e dytë me 4 maj 2016 e kishte kthyer çështjen në rigjykim dhe rivendosje për shkak se gjykata e shkallës së parë kishte shkelur dispozitat e kodit të procedurës penale.

Me t`u kthyer në rigjykim ky proces penal i njohur si “çekiçi” vazhdimisht ishte përcjellë me tensione në mes familjes Hajrizi dhe Retkoceri e Spahiu e që çoi edhe në denoncimin në Polici për kërcënimet e marra.

Pas 10 viteve në paraburgim, i akuzuari fillon të flasë për vrasjen e Naim Hajrizit

Mirëpo rrëfimi i  tij  para gjykatës pas 10 viteve se Gëzimi i kishte  thënë thirre vëllain e Naim Hajrizit dhe thuaj se vëllanë e ke në Shkup mos e lajmëro Policinë  e ndryshoi rrjedhën e këtij gjykimi andaj  me datën 10 janar të këtij viti prokuroria kishte ricilësuar veprën penale nga vrasje e rëndë në dhënien e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale sipas gjendjes faktike tani Osman Spahiu akuzohet se

“Me qëllim që Gëzim Retkoceri dhe personi NN, t’i shmangen zbulimit dhe arrestimit, me datën 29 dhe 30 prill 20019 derisa ishte në servisin “Cali” pronë e të akuzuarit Gëzim, i akuzuari Osman sipas kërkesës së të akuzuarit Gëzim Retkoceri ka kryer shërbimet si blerjen e benzinës, bartjen e veturave  brenda dhe jashtë servisit, mbulimin e vajit me byk.

Tensione në Gjykimin “Maratonik” për vrasjen e Naim Hajrizit

Policia Ndërhyn për t’i Ulur Gjakrat në Seancë

Fjalosje në gjykimin për vrasjen e Naim Hajrizit

.