Policia Ndërhyn për t’i Ulur Gjakrat në Seancë

Thirrje e britma pati në seancën e gjykimit të Gezim Retkocerit e Osman Spahiut, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Naim Hajrizit më 2009. Më 2015 ata u dënuan me nga 30 vjet burgim, por Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.